Këngëtarja e njohur rikthehet si moderatore në ekranin shqiptar

  • S.A /
  • 12 July 2023 - 12:23
Këngëtarja e njohur rikthehet si moderatore në ekranin shqiptar

Sezoni i ri televiziv do jetë me figura të reja. Alban Musa do të rikthehej në shtator në ekranin e Top-Channel, por do jetë bashkë me një bashkëprezantuese, përcjell "Kosova Sot Online".

“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë” – Kiara befason Luizin për ditëlindjen e 38-të.

”Kryefjala” ka mësuar se Albani do të ketë në krah këngëtaren dhe spikeren radiofonike, Julka Gramo.

Julka rikthehet në ekran pas shumë vitesh pauzë, pasi eksperienca e saj e fundit televizive ishte në RTSH, si një nga moderatoret e programit të pasdites asokohe.

”Kryefjala” ka mësuar se kur programi “Në shtëpinë tonë” është krijuar Julka ka qenë një nga pretendentet për ta prezantuar por asokohe në krah të Albanit u përzgjodh, Anjeza Maja. Megjithatë në shtator Albanin dhe Julkën do t’i shohim bashkë nga e hëna në të premte.

(Kosova Sot Online )