Stresi të enjten publikon këngën e re “Cocaina”

  • S.A /
  • 12 July 2023 - 13:15
Stresi të enjten publikon këngën e re “Cocaina”

Reperi i mirënjohur shqiptar, Stresi po rikthehet me një projekt të ri muzikor. Në një postim në Instagram, rap-artisti nga Shqipëria ka njoftuar se është drejt finalizimit të këngës më të re, shkruan "Kosova Sot Online ".

Projekti mban titullin “Cocaina” dhe është i shoqëruar edhe me videoklip, që pritet të publikohet të enjten.

“Bëhuni gati, të enjten, 19:00 – premier “Cocaina”, ka shkruar stresi në mbishkrimin e postimit.

Lexo po ashtuStresi dhe Xhuli Nura bëjnë paqe, shihen bashkë në darkë

Kujtojmë që kënga e fundit e Stresit është bashkëpunimi me reperin Noizy “Medalioni”.

Ndryshe, përveç muzikës, muaj më parë Stresi u bë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, ku edhe u shpall fituesi i 200 mijë eurove.

https://www.instagram.com/reel/CukICJmLQ3d/?utm_source=ig_embed&ig_rid=14ecab5a-1b56-44fe-a345-d6fd14ccb23c

(Kosova Sot Online )