Gigi Hadid tregon çfarë i dhuroi Bradley

  • A.P /
  • 27 April 2026 - 09:02
Gigi Hadid tregon çfarë i dhuroi Bradley

Gigi Hadid ka ndarë një moment të rrallë personal me ndjekësit e saj, me rastin e 31-vjetorit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Modelja publikoi në Instagram një nga dhuratat më mbresëlënëse që mori, një surprizë romantike nga partneri i saj, Bradley Cooper.

 

Bëhej fjalë për një aranzhim të madh me lule në nuanca të pjeshkës, kumbullës, arit dhe të bardhës, që tërhiqte menjëherë vëmendjen. Pa shumë fjalë, Gigi zgjodhi një mbishkrim të shkurtër, duke lënë imazhin të flasë vetë për gjestin.

Çifti është bashkë që nga vjeshta e vitit 2023 dhe ka preferuar ta mbajë lidhjen larg vëmendjes publike. Megjithatë, burime pranë tyre tregojnë se gjithçka po ecën shumë mirë. Thuhet se aktori është integruar në rrethin e saj të ngushtë dhe Gigi ndihet shumë rehat pranë tij.

Image

(Kosova Sot Online)