Rita Ora: Ja kush është frymëzimi dhe mbështetja ime më e madhe

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 19:20
Rita Ora: Ja kush është frymëzimi dhe mbështetja ime më e madhe

Këngëtarja Rita Ora ka dhënë një intervistë për revistën “Numero”, ku ka treguar më shumë detaje në lidhje me albumin e ri, jetën dhe karrierën profesionale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Artistja është pyetur edhe për familjen, për të cilën theksoi se është frymëzimi dhe mbështetja më e madhe.

 

“Nëse nuk do të bëja atë që po bëj për prindërit e mi, mund të mos flisja me ju. Ata treguan guxim të madh duke lënë pas gjithçka në Kosovë për të ndërtuar një jetë të re për familjen tonë në Londër. Do t’u jem përjetësisht mirënjohës për sakrificat që kanë bërë për mua, për motrën dhe vëllanë tim”, u shpreh krijuesja e hitit “Anywhere” duke vijuar më tej:

“Gjithashtu u jam mirënjohës për etikën e punës që më kanë rrënjosur. Ata më mësuan që herët se duhej të punoja dy herë më shumë për të arritur ëndrrat e mia. Një gjë është e sigurt, gjatë gjithë rrugëtimit tim, e gjithë familja ime më ka frymëzuar, ka besuar në mua dhe më ka mbështetur në të gjitha rrethanat”- tha Rita.

Sa i përket albumit, ky projekt shënon rikthimin e artistes e cila deri më tani ka bashkëpunuar me: Drake, Cardi B, Charli XCX dhe Kanye West.

“You & I” nga Rita Ora do të jetë i disponueshëm më 14 korrik.

Image

(Kosova Sot Online)