Kur do ta sjellin Luizi dhe Kiara lajmin befasues, të bëhen prindër? Këngëtari zbulon për herë të parë planet

  • 14 July 2023 - 09:17
Kur do ta sjellin Luizi dhe Kiara  lajmin befasues, të  bëhen prindër? Këngëtari zbulon për herë të parë planet

Luizi dhe Kiara së shpejti prindër? Këngëtari zbulon për herë të parë planet. Këngëtari i njohur shkodran,  Luiz Ejlli dhe partnerja e tij Kiara Tito janë një ndër çiftet më të dashura nga publiku shqiptar. Ndonëse gjatë qëndrimit në këtë reality show shpesh herë këngëtari shpehte dëshirën e madhe për tu bëre prind, mesa duket pas daljes nga spektakli gjërat kanë ndryshuar.

Së fundmi Luizi ka qenë i ftuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ndërsa ka treguar më shumë rreth planeve për tu bërë baba. Ai tha se familja është e shenjtë dhe çdo gjë duhet t’ia lënë kohës. “Familja është gjë e shenjtë, e kam dhe do ta kem gjithmonë, do ia lëmë kohës. Do e lëmë të rrjedhë”, tha Luizi. Mesa duket për momentin çifti nuk kanë plane për të sjellë në jetë një fëmijë, pasi ata i janë kushtuar plotësisht karrierës.

(Kosova Sot Online )