Ka shpërthyer si bomba, vetëm 24 orë nga publikimi i albumit “You & I”, Rita Ora falënderon fansat për mbështetjen dhe shprehet e lumtur për suksesin e arritur

  • S.A /
  • 15 July 2023 - 12:33
Ka shpërthyer si bomba, vetëm 24 orë nga publikimi i albumit “You & I”, Rita Ora falënderon fansat për mbështetjen dhe shprehet e lumtur për suksesin e arritur

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ditën e djeshme (e premte) ka publikuar albumin e ri “You & I”.

Projekti, i cili njëherësh është i treti me radhë, përmban gjithsej 12 këngë e në mesin e tyre edhe disa bashkëpunime.

Ajo përmes këngëve ka shfaqur dashurinë që ndjen ndaj partnerit, por edhe për njerëzit përreth.

Ndërsa kanë kaluar vetëm 24 orë që nga publikimi i albumit, ylli i famshëm thotë se është shumë e lumtur për mbështetjen dhe suksesin që ka arritur.

Lexo po ashtuRita Ora rrëfehet për revistën Numero: “You & I” është një album shumë personal dhe ka shumë pasion e emocion që buron prej tij

“24 orët e para të ‘You & I’, isha një përrallë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e këtij albumi, jam shumë e emocionuar që të gjithë ju ta dëgjoni dhe të dashuroheni me të si unë”, u shpreh biondja.

“I kam lexuar fjalët e tua të mira gjatë gjithë ditës dhe jam e emocionuar të takoj më shumë nga ju sot. Faleminderit. Gjithashtu që nga kjo video kemi arritur numrin 1 në iTunes! Faleminderit”, vazhdoi më tej Ora.

Albumi është tërësisht i prodhuar dhe shkruar nga Rita, gjersa shënon një pikë kthese në karrierën e saj.

“Albumi ka të bëjë me dashurinë. Prandaj ti dhe unë duket se jemi emri i përsosur. Është një album shumë personal dhe ka shumë pasion dhe emocion që buron prej tij. Por albumi i qaset dashurisë në mënyra të ndryshme. Bëhet fjalë gjithashtu për dashurinë time për nënën, familjen, miqtë e mi, për vende të caktuara që janë të rëndësishme për mua dhe sigurisht dashurinë për veten”, kishte thënë ajo për revistën Numero.

https://www.instagram.com/p/Cuq0_Qog6ax/

(Kosova Sot Online )