Detaje të reja nga konflikti mes Feros dhe Arbenitës: Ja si u godit modelja me grusht

  • A.P /
  • 17 July 2023 - 19:50
Detaje të reja nga konflikti mes Feros dhe Arbenitës: Ja si u godit modelja me grusht

Nga konflikti mes modeles Arbenita Ismajli dhe bashkëshortit të saj, reperit të njohur me emrin artistik Fero, janë bërë publike detaje të reja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Raportin i Prokurorisë,  tregon se për 3 muaj me radhë ndaj modeles është ushtruar dhunë psikologjike, fizike dhe ekonomike.

Po ashtu në raport thuhet më tej se reperi e ka goditur modelen me grusht në shpinë dhe e ka kërcënuar që nëse largohej bashkë më vajzën, do ta vriste.

“…Për shkak të raporteve të përkeqësuara për 3 muaj, e dëmtuara i kërkon të ndahej dhe të merrte vajzën, gjë që e revolton të pandehurin, i cili duke mos pranuar ndarjen fillon të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe i kërkon edhe një shans. Por, kur e dëmtuara refuzon i pandehuri revoltohet dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht në shpinë dhe kur e kupton se e dëmtuara po e incizonte, ia merr telefonin nga dora dhe ia thyen, për dysheme duke e kanosur me fjalët: Nëse e merr vajzën dhe shkon në Angli kam me të vra”, shkruhet në raportin e Prokurorisë Gjilan.

Image

(Kosova Sot Online)