Ricky Martin: Jam shumë i lumtur që jam në Shqipëri

  • A.P /
  • 19 July 2023 - 16:25
Ricky Martin: Jam shumë i lumtur që jam në Shqipëri

Artisti i njohur Ricky Martin, ka mbërritur në Tiranë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ylli me famë botërore ka dhënë një mesazh pas arritjes në Tiranë, ndërsa ka ftuar të gjithë që t’i bashkangjiten në koncert.

 

“Përshëndetje Shqipëri. Si jeni? Unë jam Ricky Martin dhe sapo kam mbërritur në Tiranë. Jam shumë i lumtur që jam këtu sepse kam një koncert të madh në sheshin “Skënderbej” në 20 korrik”, u shpreh ai.

Këngëtari tutje shtoi: “Dua të jeni të gjithë aty dhe bëhuni gati për të kërcyer pasi do të jetë shumë fantastik. Shihemi së shpejti”.

Image

(Kosova Sot Online)