Këngëtari i njohur zbulon shifrën më të madhe që ka marrë për një dasmë

  • S.A /
  • 31 July 2023 - 10:29
Këngëtari i njohur zbulon shifrën më të madhe që ka marrë për një dasmë

 

Këngëtarët shqiptarë po fitojnë shuma marramendëse në koncerte, transmeton "Kosova Sot Online".

Këngëtari i njohur, Erik Lloshi ka zbuluar me shifra sesa fiton. Teksa ishte i ftuar  në rubrikën “Dielli apo Hëna” në “E Diell”, ai është bërë pjesë e lojërave të ndryshme.

Gjatë një loje Eriku u pyet për shumën më të madhe që ka marrë në një dasmë dhe në një koncert. Artisti nuk ngurroi që të përgjigjej dhe tha se në një dasmë ka marrë ‘4800 euro’. Ndërkohë kur erdhi te pjesa e koncertit, ai kujtoi shumën e parë më të madhe që ka marrë 10 vjet më parë.

Sipas tij, 10 vite më parë ai ka marrë 2500 euro, duke mos treguar shumën që merr tani nëpër koncerte.

(Kosova Sot Online )