Ja kujt iu kërkon falje Noizy

  • A.P /
  • 31 July 2023 - 16:12
Ja kujt iu kërkon falje Noizy

Noizy ka marrë dhe kohën e duhur për të reflektuar, falenderuar miqtë, personat e afërt dhe familjarët, si dhe për t’u kërkuar atyre një ndjesë publike dhe të sinqertë për të gjitha sfidat dhe shqetësimet që mund t’u ketë sjellë gjatë karrierës dhe rrugëtimit të tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Në një video të postuar në llogarinë e “Alpha Show” në Instagram, Noizy shprehet:

“Do të doja t’i falenderoja të gjithë ata që kanë besuar tek unë sepse bëhet fjalë (për një kohë të gjatë) që kur isha në Angli, para se të kthehesha. Sapo ishim formuar si grup dhe unë u thashë disa prej miqve të mi më të afërt që do të kthehesha në Shqipëri dhe do të bëhesha më i madhi (referuar suksesit në muzikë) dhe të gjithë çunat u mërzitën jashtëzakonisht shumë, sepse isha unë ai që formoi grupin dhe në mendjen e tyre ishte (pyetja) “Si mund të ikë lideri?” ose personi që investoi kaq shumë energji dhe kohë, me mendimin se në Shqipëri do të bëjë diçka që s’është parë më përpara”.

Image

(Kosova Sot Online)