Shemi i 'Ilirëve' godet këngëtarin Yll Demaj: Ja si i mashtroi dasmorët

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 17:27
Shemi i 'Ilirëve' godet këngëtarin Yll Demaj: Ja si i mashtroi dasmorët

Këngëtari Shemsi Krasniqi i njohur si Shemi i grupit Ilirët, ka akuzuar rëndë Yll Demajn se i ka mashtruar dasmorët, në dasmën ku kishte pasur të performonte, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Shemi u shpreh se këngëtari Yll Demaj bashkë me artistët e tjerë si Meda, Sinani, Labi, Xeni, munden vetëm me e kry punën e vet, por jo të bëjnë show si ai.

Tutje ai tha se gjatë një dasme ku kishte pasur të këndonte edhe Yll Demaj, dasmorët i kishin thënë se i ai ka mashtruar.

Ai gjithashtu ka folur edhe për Noizyn, për të cilin ka thënë se t’i merr 10 mijë euro e nuk këndon live.

“Noizy kurre live nuk ka këndu, ti lypë 10 mijë euro. Une kendoj live, kur shkoj nëpër dasma. Pardje kam qenë në një dasmë edhe ka qene Yll Demaj, pata qef me taku atë djal të ri, ai mu më respekton se eshte i ri, kur shkova ishin mrrolav dasmorët, thash a del Ylli, me thanë jo valla Shem na ka mashtru, edhe pse tetë muj para jemi marrë vesh. Pastaj patën këndu Ryva Kajtazi edhe një djal aty Ledi, ata kane këndu po ska pas show”

“Nuk du me i nënqmu po prap se prap nuk është, kengetari aty une 1 orë kam nejt në kamë. Thash thirre Yll Demaj, edhe le ti mer me veti edhe Sinanin edhe Medën edhe Labin, edhe Xenin, ata vetëm ta kryjn punën, po show ka bo Shemi”, u shpreh Shemi në një intervistë.

(Kosova Sot Online)