Bilbili i këngës shqipe Dani, sot mbushë 65 vite – vazhdon i pakrahasueshëm në skenë

  • S.A /
  • 05 August 2023 - 13:52
Bilbili i këngës shqipe Dani, sot mbushë 65 vite – vazhdon i pakrahasueshëm në skenë

Prej mbretërve të muzikës shqiptare i cilësuar si nga pubilku ashtu edhe nga kolegët, Ramadan Krasniqi – Dani sot ka lënë prapa 65 vite të jetës së tij, transmeton "Kosova Sot Online".

Vital, shumë elegant e vullnet, i gatshëm për të vazhduar, me bagazh prej më se 44 albumesh muzikore, me dhjetëra hite të pavdekshme, edhe ditëlindja e 61-të Danin e gjen në të fortë në karrierë dhe angazhime.

Kush nuk e njeh më Ramadan Krasniqin-Danin, i lindur në Pejë, më 5 gusht të vitit 1958, i cili këndon me aq afsh e dashuri, duke u bërë i dashur dhe i adhuruar për pleq e të rinjë dhe për çdo gjini.

Më 50 vjet punë, Dani që moti nuk është vetëm i Pejës dhe i Dukagjinit, por i mbarë njerëzimit, sepse zëri i tij arrin të depërtoj tek çdo njeri që ka pak shije dhe kritere për muzikë. Me kontributin e tij në vazhdimësi, Dani edhe sot e tutje vazhdon karrierën, i orientuar në këtë sezon vere në dasma, ahengje e gëzime familjare.

Me krejt bagazhin e tij ndër dekada, Dani vazhdon të mbetet personalitet që shënon fuqishëm kohën e vet.

Në përvjetorin e ditëlindjes së 65-të, sot Dani ka marrë qindra mesazhe urimi, nga njerëz të thjeshtë, artist, miq, adhurues e ku nuk kanë munguar as urimet nga politikan të vendit.

Kjo sezon Danin e gjen të angazhuar më tepër se asnjëherë më parë në dasmat, ahengjet dhe gëzimet familjare shqiptare.

Këtë vit, një dhuratë Danit i vie nga miku i tij, kompozitori Afrim Macula, si dedikim për jetën muzikore, e ku në tekst të Vllaznim Sinanit-Cakit, Linda Hakaj e interpreton mrekullueshëm këngën kushtuar Danit.

https://youtu.be/pVSRUZSN5yE

(Kosova Sot Online )