Blero publikon për herë të parë një foto të partneres: Dashuri është kur ajo gatuan

  • S.A /
  • 07 August 2023 - 09:02
Blero publikon për herë të parë një foto të partneres: Dashuri është kur ajo gatuan

Jeta private e këngëtarit të njohur, Blero po vazhdon të ngjall kureshtjen e fansave, transmeton "Kosova sot Online ".Teksa javëve të fundit u përfol për ndarjen e tij nga partnerja e re, ai më vonë zbuloi se dyshja janë ribashkuar. Por, këngëtari nga Mitrovica nuk ka zbuluar ende identitetin e saj, duke postuar në rrjetet sociale vetëm detaje të vogla. Ndërsa, së fundmi ka zbuluar më shumë se çdo herë tjetër, duke ndarë një foto ku ajo shihet me kurriz, teksa gatuan në kuzhinë. “Dashuri është kur ajo gatuan”, ka shkruar Blero në mbishkrimin e imazhit.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse këngëtari do të vendos të zbuloj portretin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.

Kujtojmë që kjo lidhje e tij vjen pas dy martesave të dështuara, ajo me Teuta Krasniqin dhe së fundmi me Afrona Dikën.

(Kosova Sot Online )