Shikoni ku kanë shkuar prindërit e Rita Orës

  • A.P /
  • 10 August 2023 - 14:32
Shikoni ku kanë shkuar prindërit e Rita Orës

Prej disa ditësh janë duke lëvizur nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, prindërit e Rita Orës, Besnik Sahatçiu dhe Vera Ora, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata së fundmi janë duke qëndruar në Prizren, ku edhe po mbahet ngjarja e famshme kulturore, Dokufest.

 

Të njëjtit kanë kaluar një kohë të mirë në qytetin antik dhe me këtë rast kanë vizituar edhe disa monumente.

Ka qenë babai i artistes së famshme që ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale, të realizuara te Kalaja e Prizrenit.

Në njërën fotografi, çifti ka pozuar edhe me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott.

Më pas, ata janë parë edhe duke shijuar ushqimet nëpër restorantet e kafenetë në Prizren.

Familja Ora u zhvendos nga Kosova në Angli kur ylli me famë botërore ishte vetëm njëvjeçe.

Përkundër kësaj, ata vazhdojnë të jenë shumë të lidhur me rrënjët dhe ta promovojnë vendin në forma të ndryshme.

Image

(Kosova Sot Online)