Luiz Ejlli paguan edhe shampanjë për fansat

  • A.P /
  • 09 August 2023 - 21:41
Luiz Ejlli paguan edhe shampanjë për fansat

Padyshim Luiz Ejlli vazhdon të jetë një nga artistët më të kërkuar në mbrëmje dhe koncerte, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai së fundmi ka performuar në një klub nate në Shkodër, ndërkohë që ka marrë vëmendje me një gjest.

 

Në një çast, artisti u tha të pranishmëve se ka paguar shampanjë për të gjithë, ku edhe shihej stafi duke shpërndarë shishet nëpër tavolina.

Fituesi i Big Brother ka kujtuar periudhën kur ishte në gjendje të vështirë ekonomike, duke thënë se tani që mundet, është i kënaqur ta bëjë këtë gjest të veçantë.

I njëjti sivjet është shndërruar në një nga emrat më të komentuar në rrjete sociale dhe faqet rozë për shkak të pjesëmarrjes në edicionin e dytë të Big Brother.

38-vjeçari vodhi zemrat e të gjithëve për shkak të mënyrës se si luajti dhe njëherësh humorit që kishte.

Brenda shtëpisë, Luizi krijoi edhe një histori dashurie me prezantuesen Kiara Tito.

(Kosova Sot Online)