Sonte mbahet koncerti i Capital T, tregon gjërat që nuk lejohet t'i merrni me vete

  • E.K /
  • 11 August 2023 - 11:35
Sonte mbahet koncerti i Capital T, tregon gjërat që nuk lejohet t'i merrni me vete

Këngëtari i njohur, Capital T, sot do të mbaj një koncert në Prishtinë, përcjell "Kosoba Sot Online".

Mirëpo, sa i përket pjesëmarrjes në koncert, ka edhe disa rregulla që duhet ndjekur për të garantuar sigurinë e të gjithëve.

Me anë të një postimi, Capital T ka njoftuar të gjithë ndjekësit për gjësendet e ndaluara në koncert.

“Pajisje profesionale të regjistrimit (kamera & mikrofonë) GoPros, Tabletë, Selfie Sticks, Fishekzjarre, Lazera, Armë, Thika, Spreja, çadra, pije, shishe bosh, Ushqime, Backpacks, Valixhe, Zinxhirë, Kunja, Rollerka, Skateboards, Scootera, Biçikleta, Helmeta, Kafshë”, janë të ndaluara t’i merrni me vete gjatë kohës sa jeni në koncert.

Në njoftim thuhet se lejohen vetëm çantat e vogla maximumi 30 cm.

(Kosova Sot Online)