Zbuloni disa nga emrat e parë që përfliten si konkurrentë të 'Big Brother Vip Albania 3'

  • A.P /
  • 14 August 2023 - 15:27
Zbuloni disa nga emrat e parë që përfliten si konkurrentë të 'Big Brother Vip Albania 3'

Shtatori do të rikthehet me ndryshime të mëdha në ekranet tona, por sytë e të gjithëve natyrisht që janë për “Big Brother”. Tashmë ftesat e para për personazhet kanë nisur të shpërndahen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Emri i Arbër Çepanit ka nisur të përflitet si një ndër personazhet që ka marrë një ftesë. Kujtojmë se ai është fituesi i edicionit të parë të “Big Brother”, ndaj edhe prania e tij në këtë format, do të sjellë eksperiencën e fituesit.

 

Një tjetër emër që është përfolur për t’iu bashkuar kastit është edhe Zamira Kita. Aktorja e njohur, njihet për butësinë dhe batutën që ka gjithmonë. Aktualisht aktorja sapo ka përfunduar me xhirimet e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Një emër që padyshim do të premtojë shumë të papritura nëse bëhet pjesë e “Big Brother VIP” është edhe Ledjan Agalliaj. Të gjithë e njohim tanimë balerinin si partnerin e këngëtares, Elhaida Dani.

Ndërkohë një tjetër emër që duket se e ka shprehur vetë dëshirën për të qenë pjesë e këtij formati është edhe Adelina Tahiri. Këngëtarja foli vetëm pak ditë më parë këtë format, duke mos pranuar, as mohuar faktin se do të ishte pjesë e garës.

(Kosova Sot Online)