Mozzik: Trishtohem nga njerëzit që thonë ‘nuk besoj në Zot’, lutjuni vetëm atij e askujt tjetër

  • E.K /
  • 18 August 2023 - 09:52
Mozzik: Trishtohem nga njerëzit që thonë ‘nuk besoj në Zot’, lutjuni vetëm atij e askujt tjetër

Këngëtari, Mozzik, shpesh herë psoton shkrime dhe mendime të tij në instagramin e tij, shkruan “Kosova Sot Online”.

E së fundmi, duke qenë një praktikues i fesë islame, ka shpërndarë një postim lidhur me këtë aspekt.

“E unë ende trishtohem nga njerëz që zgjohen në mëngjes e thonë ‘Nuk besoj në Zot’. Disa thonë ‘Nuk ka Zot’. E trishtë vërtetë e trishtë”, tha  ai.

“Zoti iu bëftë nga të sinqertit secilin juve që falënderoni Zotin e i luteni vetëm atij e askujt tjetër”, shkroi Mozziku.

“Zoti nuk ka Instagram, por që është ndjekësi më i madh që kemi në jetën tonë”.

(Kosova Sot Online)