Bebe Rexha e prek edhe një sukses

  • A.P /
  • 22 August 2023 - 14:06
Bebe Rexha e prek edhe një sukses

Pikërisht në verë, artistja shqiptare me famë botërore – Bebe Rexha, publikoi bashkëpunimin “If Only I” me Loud Luxury, Two Friends, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Loud Luxury, Two Friends dhe Bebe Rexha u ngjitën në majën e klasifikimit në top-listën e ‘Dance/Mix Show Airplay’ të datës 19 gusht në Billboard.

 

Ata e mposhtën Kylie Minogue, e cila qëndroi dy javë në krye të listës me këngën “Padam Padam”, e cila tashmë ka zbritur në vendin e dytë.

“If Only I” është kënga e parë për Loud Luxury dhe Two Friends, dhe e dyta numër 1 në Billboard për Rexhën në këtë zhanër.

Njëkohësisht, “If Only I” kalon javën e shtatë në top-listën multimetrike “Hot Dance/Electronic Songs” duke u renditur në vendin e 30-të. 

(Kosova Sot Online)