Rita Ora 'lahet' në kuba akulli

  • A.P /
  • 21 August 2023 - 21:15
Rita Ora 'lahet' në kuba akulli

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila ndodhet me të dashurin e saj, regjisorin Taika Waititi, në Ibiza ka treguar aventurat e tyre, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Përmes një sërë fotosh që ka postuar, ajo rrëfen përvojën e saj të krioterapisë, një metodë e holandezit Wim Hof, e cila thuhet se ofron shumë përfitime shëndetësore, për shembull për të forcuar imunitetin, për të përshpejtuar metabolizmin, për të reduktuar inflamacionin, për të lehtësuar dhimbjet e muskujve, përmirëson gjumin dhe përqendrimin mendor.

Ajo që është e sigurt, është se funksionon për t’u freskuar në mot të nxehtë, për sa kohë që doktori e lejon.

Dyshja duket se po kënaqen ndërsa janë në një vaskë me ujë dhe me kuba akulli. Në mbishkrimin e fotove që ka publikuar në Instagram, ajo e konsideron këtë eksperiencë si çmenduri dhe e quan ekspertin holandes Wim Hof, si një njeri të ëmbël.

Image

(Kosova Sot Online)