Dafina Zeqiri përfundon koncertet: Faleminderit që keni ardhur në çdo ndejë, rikthehemi me projekte dhe albumin e ri

  • S.A /
  • 26 August 2023 - 08:52
Dafina Zeqiri përfundon koncertet: Faleminderit që keni ardhur në çdo ndejë, rikthehemi me projekte dhe albumin e ri

Ajo nuk ka dyshim se është njëra nga këngëtaret më të kërkuara në tregun muzikor shqiptar.Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, e cila edhe këtë verë ka qenë e stërngarkuar me mbrëmje e koncerte, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndonëse ndodhemi në fund të verës, artistja e njohur falënderon fansat që e kanë ndjekur në çdo koncert e që e kanë përkrahur për këngët e reja.

Krijuesja e hitit “Si mua” zbulon se tani do të marrë disa ditë pushimi dhe se do të rikthehet më pas me projekte e albumin e ri.

“Një sezon e mahnitshme vere. Faleminderit shumë të gjithë ju që keni ardhur në çdo nejë & e keni bërë të paharrueshme”, u shpreh ajo.

Tutje, Zeqiri shtoi: “Faleminderit gjithë ju që nuk keni ardhur por keni treguar mbështetje, dashuri në çdo projekt. Koha për pushime & rikthehemi me projekte tjera. Mos të harrojmë edhe albumin”.

Image

Dafina këtë periudhë solli edhe disa këngë e bashkëpunime që u pritën jashtëzakonisht mirë nga publiku. 

(Kosova Sot Online )