Rita Ora: Flamuri që mu dha në skenë më vonë e kuptova që ishte i Serbisë e jo i Hungarisë

  • A.P /
  • 27 August 2023 - 14:17
Rita Ora: Flamuri që mu dha në skenë më vonë e kuptova që ishte i Serbisë e jo i Hungarisë

Pas videos e cila po qarkullon, ku ajo shihet me flamurin serb në një koncert në Hungari, ka reaguar këngëtarja kosovare , Rita Ora, shkruan gazeta "Kosova Sot Online"..

Ora ka sqaruar se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet e përfaqësonte.

Ajo është shprehur se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena.

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo Hungarez”.

“Përderisa  i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzitja popullin tim ose familjen time”, ka thënë Rita Ora.

(Kosova Sot Online)