Reagon edhe nëna e Rita Orës: M’fal të kom bërtit shumë por më ke bo nervoz

  • A.P /
  • 28 August 2023 - 14:04
Reagon edhe nëna e Rita Orës: M’fal të kom bërtit shumë por më ke bo nervoz

Pas incidentit me flamur në një koncert të Rita Orës në Hungari, ka reaguar Vera Ora, nëna e yllit botëror të muzikës, Rita Ora, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Raportohet se një fans serb ia kishte dhënë flamurin serb këngëtares nga Kosova, teksa video ka bërë xhiron nëpër rrjetet sociale.

{

}

Këngëtarja një qortim e ka marrë edhe nga nëna e saj.

“Rita, M’fal te kom bërtit shume, po me ke bo nervoz! Mos u trullo”, ka shkruar ajo në Insta storie.

Ora ka deklaruar se nuk e ka parë flamurin, teksa atë ia ka dhënë një fans i saj serb.

Image

(Kosova Sot Online)