Këta janë disa nga këngëtarët e estradës që u larguan nga muzika dhe përqafuan fenë islame

  • A.P /
  • 29 August 2023 - 15:51
Këta janë disa nga këngëtarët e estradës që u larguan nga muzika dhe përqafuan fenë islame

Jo të gjithë këngëtarët kanë fatin që ta nisin dhe ta përfundojnë karrierën e tyre me muzikë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Reperi nga Gjilani, Fero, i befasoi të gjitha pak ditë më parë me njoftimin për të hequr dorë nga muzika për t’iu bashkuar fesë.

 

Vokalisti i grupit TNT, Ferki Shala, iu përkushtua fesë islame, duke e lënë muzikën rock vetëm në arkivat e jetës së tij profesionale.

 

Nazi i grupit Aurora, iu dedikua fesë dhe grupi nuk vazhduan të bëjnë muzikë konstante.

Kompozitori Enis Presheva e gjeti veten më shumë në rrugën e religjionit, duke gjetur paqen në përkushtimin ndaj fesë të cilës i takon. Presheva ka qenë deri vonë i angazhuar në krijimin e projekteve muzikore për artistë të tjerë.

Këngëtarja Shkëndije Mujaj i bashkohet listës së personazheve publike që iu përkushtua fesë, ku sipas saj gjithçka nisi nga një ëndërr që ajo pa, e cila e shtyu drejt përkushtimit në islam dhe dedikimit ndaj fesë.

Fero përmes një shkrimi në rrjetet sociale njoftoi se po hiqte dorë nga muzika dhe se u bënte thirrje fansave që të mos e dëgjonin muzikën e dikurshme që tani e cilëson si degraduese dhe është në kundërshtim me rregullat e fesë.

(Kosova Sot Online)