Ja kujt i jep mbështetje Bebe Rexha

  • A.P /
  • 30 August 2023 - 15:34
Ja kujt i jep mbështetje Bebe Rexha

Futbollisti i njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka luajtur për skuadrën e tij të re, Chicago Fire kundër Los Angeles Angeles, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ndeshja e cila përfundoi në rezultat 3-0 në favor të Los Angeles Angeles, u ndoq edhe nga këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, e cila e ndoqi këtë lojë nga afër bashkë me vëllain e saj, Florentin. Ajo publikoi disa fotografi nga ndeshja, ku në një prej videove shfaqet Xherdani në fushë.

“Jepi Xherdan Shaqiri”, shkroi Bebe Rexha në mbishkrimin e videos së ndarë me 10.8 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Image

(Kosova Sot Online)