Dua e njofton të dashurin me prindërit e saj

  • A.P /
  • 30 August 2023 - 14:10
Dua e njofton të dashurin me prindërit e saj

Në lidhjen e saj me Romain Gavras, Dua Lipa ka hedhur hapin e radhës, derisa e prezantoi atë me prindërit e saj për herë të parë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo ndodhi të martën në Ibiza duke shijuar një darkë në restorantin ”Juntos House”.

 

Dua ishte veshur me një fustan të bardhë duke lënë flokët e saj të liruara poshtë shpatullave, krijuesja e hiteve “Levitating”, ndërsa Romain, i cili është një regjisor video muzikore, ishte i veshur me një këmishë të gjelbër të errët.

Dyshja kanë qenë në lidhje që në fillim të këtij viti dhe kanë kaluar një festë romantike së bashku ditët e fundit, shkruan DailyMail. Çifti u lidh për herë të parë në mars, kur u fotografuan të kapur për dore teksa po largoheshin nga sfilata e Javës së Modës në Paris, Saint Laurent.

Image

(Kosova Sot Online)