Ja si dukej Nafize Bunjaku si fëmijë në prehërin e dy prindërve të saj

  • A.P /
  • 03 September 2023 - 14:33
Ja si dukej Nafize Bunjaku si fëmijë në prehërin e dy prindërve të saj

Artistja e njohur Nazife Bunjaku ka vite në skenë, dhe pavarërsisht ndryshimeve që ka pësuar muzika, ajo vazhdon edhe më tutje të jetë besnike e kultivimit të muzikës së bukur shqipe, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


Asnjë dashuri nuk është më e madhe, se dashuria e nënës dhe asnjë përkujdesje nuk është më e madhe, se sa kujdesi i babait.

Duke iu referuar kësaj thënie, këngëtarja Nazife Bunjaku, ka treguar një fotografi me dy prindërit e saj të dashur kur ishte fëmijë, e realizuar dekada më parë me ngjyrat bardh e zi.

"Unë 6 muajshe me prindërit e mi të dashur", ka shkruar këngëtarja.

Image

Bunjaku në një intervistë të realizuar për gazetën "Kosova Sot", kishte deklaruar "Kam pasur shumë momente të ëmbela gjatë fëmijërisë time. Unë për vete çdo gjë që lidhet me vendelindjen time Prishtinën e laxhën "Bregu i Diellit", më duken dhe ishin momente e ndodhi të bukura. Më kujtohet loja kur kemi bërë gara: Laxha jonë me një laxhe tjetër se kush rregullon nusën më bukur. Unë si fëmijë shkova fshehurazi në shtëpi dhe i mora nanës gjitha stolitë e arit, ato çfarë i kishte dhe i dhashë për me ja vu nusës së laxhës tonë, pasi mbaroi gara i kam harruar te disa blloka në një vend si fushë, kishin qenë të bleme me djersë si thonë pleqët të hallallit dhe i gjeta. Më se kam bërë atë gabim".

(Kosova Sot Online)