Ja si dukej Dua Lipa kur ishte 10 vjeçe

  • A.P /
  • 07 September 2023 - 19:48
Ja si dukej Dua Lipa kur ishte 10 vjeçe

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është mjaft aktive në rrjete sociale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dua së fundmi është rikthyer në kohë duke sjellë disa kujtime nga fëmijëria.

Pas pushimeve në Spanjë, Itali e Shqipëri, bukuroshja është rikthyer në Londër, ku edhe tregon se ka gjetur një libër me shënime.

Në të ndodhen dizajne, fotografi e gjithashtu edhe disa copëza nga udhëtimet në shkollë.

“Më në fund u ktheva në shtëpi dhe gjeta librin tim të shënimeve që kur isha 10 vjeçe me disa foto, dizajne dhe udhëtime në shkollë”, u shpreh ajo.

Image

(Kosova Sot Online)