Stresi mohon të jetë në një lidhje dashurie

  • E.K /
  • 09 September 2023 - 11:12
Stresi mohon të jetë në një lidhje dashurie

Këngëtari, Stresi, përmes një shkrimi ka mohuar të jetë në një lidhje dashurie, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo pasi ditë më parë ka publikuar një fotografi, ku dukej i afërt pranë një vajze, me ç’rast ka lënë të dyshohet se është në një lidhje dashurie.

36 vjeçari ka treguar se fotoja ishte shaka dhe se vajza është pjesë e një projekti muzikor.

Tutje, ai ka shkruar se është beqar.

Postimi i plotë i Stresit:

“Para se te gjykosh jeten time apo karakterin Tim , vish kepucet e Mia, ec rrugve ku kam ecur une , jeto dhimbjet, dyshimet,te qeshurat e mia, jeto vitet qe kam jetuar une deri tani ,rrezohu atje ku jam rrezuar , dhe ringrihu ashtu si une …. te isha ne lidhje do e pranoja por Edhe Skam pse ju jap spjegim por e kam detyrim te madh N’Daj vajzes qe Po I shkatrroni shume gjera ne te ardhmen. .. ajo foto ishte Shaka qe doli ndryshe sepse Jo te gjithe jemi njesoj dhe #media e interpreton sic do vet. vajza esht pjese e nje projekti muzikor ju betohem … por Po jau bej me te lehte punen .JAM SINGEL BEj Jeten Time Sic Ma Do Qefi Mu Jetoj Si Me Qen Dita E fundit , Pra Te Dashura Portale Fu** uuuuuuu….. Arkimedi”.

(Kosova Sot Online)