Rita Ora tejet me stil pozon në New York

  • A.P /
  • 12 September 2023 - 22:00
Rita Ora tejet me stil pozon në New York

Rita Ora bëri një dalje me stil nga një studio në New York të hënën, pasi xhiroi një shfaqje të re televizive me Andy Cohen dhe Diplo, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këngëtarja, 32 vjeçe, bëri një paraqitje magjepsëse me një bluzë gri vezulluese dhe një fund të ngjashëm me një të çarë të guximshme deri në kofshë.

 

Ajo e kompletoi veshjen që binte në sy me një palë çizme lëkure të zeza të gjata deri te gjuri dhe një çantë dore ngjyrë argjendi, shkruan DailyMail.

Flokët e saj të arta i kishte fryrë e stiluar në mënyrë magjepsëse, e për aksesorë kishte një palë vathë të mëdhenj.

Rita së fundmi është kthyer nga Festivali i Filmit në Venecia ku i ka mahnitur të gjithë me veshjet e saj gjatë festivalit.

Dhe përderisa Rita ka një orar të ngjeshur pune, me festa të mrekullueshme për Javën e Modës në New York, ajo humbi një ngjarje të rëndësishme së fundmi, dasmën e ish-të dashurit të saj Calvin Harris me Vick Hope.

Rita – e cila u martua me regjisorin fitues të çmimit “Oscar”, Taika Waititi vitin e kaluar – u nda nga Calvin në vitin 2014 pak më shumë se një vit lidhje.

Ajo kishte deklaruar se Calvin ishte personi i parë me të cilin ra në dashuri me të vërtetë, por thuhet se mbeti ‘e zënë ngushtë’ kur ai njoftoi ndarjen e tyre publikisht përmes Twitter.

U pretendua se Rita nuk ishte në dijeni se Calvin do ta bënte deklaratën në faqen e rrjeteve sociale që thoshte: “Për të adresuar spekulimet – unë dhe Rita i dhamë fund lidhjes sonë disa kohë më parë. Ajo është një grua e bukur, e talentuar dhe i uroj gjithë të mirat”.

Image

(Kosova Sot Online)