Keisi zbulon tatuazhin e saj të ri

  • A.P /
  • 13 September 2023 - 16:45
Keisi zbulon tatuazhin e saj të ri

Ish-banorja e spektaklit televiziv, Keisi Mejdini, e njohur si vajza e Sabianit, është tepër aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria e saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ditën e djeshme, ajo ka publikuar në profilin e saj, në rrjetin social “Instagramit”, një fotografi teksa ka zbuluar për të gjithë ndjekësit tatuazhin e saj të ri, të cilin nuk e ka bërë në një vend të zakonshëm.

Ajo shfaqet duke pozuar në një mënyrë sensuale, teksa ul poshtë me dorë pantallonat e saj, duke zbuluar të brendshmet dhe të pasmet e saj, sipër të cilave shkruhet “bebe”.

Image

(Kosova Sot Online)