Ja çfarë ndodhi me konkurrenten shqiptare në spektaklin e 'The Voice of Australia'

  • A.P /
  • 18 September 2023 - 14:02
Ja çfarë ndodhi me konkurrenten shqiptare në spektaklin e 'The Voice of Australia'

Disa javë më parë në “The Voice Australia 2023” shqiptarja Sihana Haxhinikaj befasoi me zërin e saj jurinë e spektaklit mes të cilëve dhe këngëtaren Rita Ora, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Pasi Rita shtypi pulsantin për ta pasur Sihanën pjesë të grupit të saj, gjatë prezantimit më jurinë konkurrentja u shpreh se ishte nga Kosova, gjë ecila e gëzoi shumë artisten duke e përshëndetur në shqip atë dhe familjen e saj.

Image

‘Zemër si je? Mirëmbrëma’, e përshëndeti Rita në shqip, teksa e përgëzoi për performancën dhe vokalin e jashtëzakonshëm.

Por duket se rrugëtimi i Sihanës në ‘The Voice of Australia’ përfundoi, pasi ajo nuk mundi të vazhdonte në raudin e radhës.

Ajo u eleminua  pas garës me dy konkurrentët e tjerë, pasi nuk ishte votuar mjaftueshëm nga publiku.

(Kosova Sot Online)