I publikohen pesë këngë të vjetra, Fero: Nuk i’a bëj hallall dhe do të kërkoj llogari te Allahu

  • E.K /
  • 20 September 2023 - 11:02
I publikohen pesë këngë të vjetra,  Fero: Nuk i’a bëj hallall dhe do të kërkoj llogari te Allahu

Reperi Fero, para pak kohësh ka bërë lajmërimin se do largohet përfundimisht nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai po ashtu, ka ndërruar emrin, nga Feronit, në Khattab.

Reth disa orëve janë publikuar jo një, por pesë këngë të reja në kanalin e tij në “YouTube”.

Lidhur me publikimin e këtyre këngëve ka reaguar Fero.

“Miq te dashur e pash se disa persona kan postuar disa kenge te cilat une i kam kenduar ne te kaluaren. Une vetem nje gje po dua t’ju them se ai i cili poston kenge te se kaluares time nuk ia bej hallall dhe do t’i kerkoj llogari te Allahu sepse une jam larguar prej muzikes per hire te Allahut dhe me hyni ne hak.Ju lutem qe t’a respektoni bindien time.

Me respekt Khatabi(Fero).”, ka shkruar Fero.

(Kosova Sot Online)