Fjolla e zbulon 'frajerin' e ri nga vetura

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 13:10
Fjolla e zbulon  'frajerin' e ri nga vetura

Këngëtarja Fjolla Morina e ka nisur ditën me dashuri dhe energji pozitive sot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka postuar në Instatsory një ‘selfie’ me të dashurin e saj të ri, fytyrën e të cilit e ka mbuluar me një emoji zemre, teksa i bën një dedikim dashurie në mbishkrimin e fotografisë.

 

“Sot është festë e dyfishtë, ditëlindja jote dhe përvjetori jonë deri në pafundësi”, ka shkruar këngëtarja shqiptare.

Pas disa periudhave të vështira në jetën e saj këtë vit, Fjolla i është rikthyer normalitetit. Pak ditë më parë ajo na ka prezantuar me të dashurin e saj të ri, dhe duket se po e shijon romancën me të.

Image

(Kosova Sot Online)