
“U tmerrova", Adrola tregon ngjarjen e "hidhur" që i ka ndodhur dje asaj

Modelja e njohur, Adrola Dushi, ka treguar se dje ka pasur një incident, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ajo zbuloi që makina e saj nuk po merrte asnjë komande dhe që u tmerrua nga ky fakt.
Gjithashtu shkroi se është falënderuese ndaj Zotit, që nuk i ka ndodhur diçka e keqe dhe se askush nuk është lënduar.
Postimi i plotë:
“Sot kam kaluar një nga ditët e mia me pak të mira. Për herë të parë në jetën time mendova se mund te mos kisha të tjera minuta këtu. Falë Zotit nuk ndodhi asgjë e rëndë dhe askush nuk u lëndua, por kur kuptova qe makina ime spo merrte asnje komandë me nga une se di, te them u tmerrova është pak. Po falë Zotit jam mirë. Sa bukur është kur ndalesh dhe mendon vetëm për gjërat e bukura qe kemi në jetë. Edhe pse në këtë e kuptojmë vetëm në momente të dhunshme. Jam kaq shumë falënderuese ndaj të madhit Zot! Ai s’me ka lënë kurrë vetëm”.
(Kosova Sot Online)