Luiz Ejlli: Kosova nuk ka qenë e nuk do të jetë asnjëherë vetëm

  • A.P /
  • 25 September 2023 - 18:05
Luiz Ejlli: Kosova nuk ka qenë e nuk do të jetë asnjëherë vetëm

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, në një postim shprehu ngushëllime për familjarët e policit i cili humbi jetën në veri të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Ai tutje tha se Kosova nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë vetëm.

“Pavarësisht se sot kisha një ditë plot ngjarje dhe ndava me ju momente të këndshme për mua, nuk mund të lë në harresë e pa kthyer sytë nga Kosova jonë. Sot u vra një polic, baba i tre fëmijëve, por rrethanat e ngjarjes na vrasin në shpirt të gjithëve. Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët dhe Kosova nuk ka qenë e nuk do të jetë asnjëherë vetëm”, ka shkruar Luizi.

Image

(Kosova Sot Online)