Getinjo reagon ndaj deklaratave të Vivien: Paskam gabuar që të kam dashur, nuk të funksionoi plani

  • E.K /
  • 09 October 2023 - 10:52
Getinjo reagon ndaj deklaratave të Vivien: Paskam gabuar që të kam dashur, nuk të funksionoi plani

Ish-çifti Getinjo dhe Vivien Thano, janë rikthyer prapë temë e diskutimit në mediat sociale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vivien në një intervistë deklaroi se arsyeja e ndarjes nga reperi ishte fiksimi i tij pas bixhozit.

Tutje, ajo deklaroi se pavarësisht se është mundur ta ndihmonte, Getinjo nuk arriti të largohet nga lojërat e fatit, diçka që ajo nuk mundi ta toleronte.

Ndërsa, lidhur më atë se çka ka thënë Vivien, ka ardhur reagimi i Getinjos.

Reperi tha se arsyeja e ndarjes ishte diçka tjetër dhe jo bixhozi.

Tutje, Getinjo ka shkruar se ka ka gabuar që e ka dashur atë dhe që e ka prezantuar Vivienin me familjen e tij.

“Jemi nda për arsye tjera. Bixhoz luaj që 15 vjet mos gjeste të këtij lloji sepse nuk mund të ma njollos askush respektin tim që e kam për të tjerët. Unë mund të mos kem respekt për veten time, por për të tjerët jap gjithçka gjithmonë. E dija që je fiks kështu, prandaj edhe nuk jemi (bashkë). Mos të dhemb që nuk të funksionoi plani zemra sepse me intervista të tilla ma konfirmon që vërtetë paskam gabuar që të ka dashur dhe të kam njoftuar me familjen. Shiko jetën përpara dhe më lë rehat. Paqe”, ka shkruar Getinjo.

(Kosova Sot Online)