Ava Max: Sapo kuptova që kam lindur në Francë!

  • A.P /
  • 10 October 2023 - 14:15
Ava Max: Sapo kuptova që kam lindur në Francë!

Këngëtarja me origjinë shqiptare, e njohur ndërkombëtarisht, Ava Max, kohët e fundit po tregon që po e shijon Parisin tej mase, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Që nga performanca e saj për ‘Messikas’ në Javën e Modës në Paris, Ava vazhdoi të sjellë imazhe nga qëndrimi i saj atje.

 

Artistja ndau me ndjekësit e saj nje seri imazhes të ditëve të ndryshme që i kaloi në kryeqytetin francez.

Ava në çdo fotografi duket e mrekullueshme me veshje të ndryshme plot stil, për të cilat mori shumë komente pozitive nga ndekësit e saj.

Veshjet elegante mbizotërojnë në paraqitjen e saj në këto fotografi që ajo publikoi, ndër të cilat ajo shihej disa herë duke pirë duhan, e që shumë nga fansat e kritikuan.

Mbi të gjitha ajo mori shumë dashuri e sidomos nga fansat francezë që ka artistja, pasi ajo në përshkrimin e fotografisë tha: “Po ndihem shumë parisiane, sidomos pasi sapo kuptova që gjyshi kishte lindur në Saint-Etienne, Francë. 

Image

(Kosova Sot Online)