Elsa Lila konkurron sërish në Festivalin e Këngës

  • A.P /
  • 12 October 2023 - 14:08
Elsa Lila konkurron sërish në Festivalin e Këngës

Këngëtarja e njohur, Elsa Lila, do të marrë pjesë sërish edhe këtë vit mes artistëve të mirënjohur, në Festivalin e RTSH-së, “Fest 62”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Lila do të synojë sërish për vendin e parë, ndaj të cilit ishte shumë pranë vitin e kaluar. Nëse do të fitojë këtë trofe, Elsa do të na përfaqësojë të gjithëve në “Eurovision”.

Elsa Lila ia doli të rrëmbente vendin e parë në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Ajo u shpall fituese nga votat e jurisë, ndonëse publiku votoi Albina Kelmendin dhe familjen e saj për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Duket se gara këtë vit në Festivalin e Këngës do të jetë e fuqishme, pasi edhe Luiz Ejlli ëshë përfolur gjithashtu se do të rikthehet në skenën e festivalit.

Image


(Kosova Sot Online)