Shkurte Fejza: 12 Tetori ishte ndër ditët më të bukura për mua ku kënduam së bashku me mbi 20 mijë zëra të fuqishëm

  • A.P /
  • 15 October 2023 - 12:14
Shkurte Fejza: 12 Tetori ishte ndër ditët më të bukura për mua ku kënduam së bashku me mbi 20 mijë zëra të fuqishëm

Interpretimi i himinit "Mora fjalë", nga artistja e njohur Shkurte Fejza në "Air Albania" me rastin e ndeshjes Shqipëri - Çeki, ngriti nga tribunat krejt publikun e pranishëm që supozohet të ishin rreth 22 mijë vetë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

E pas kësaj ngjarje spektakulare përmes llogarisë së saj sociale ka reaguar e famshmja Shkurte Fejza...

 

"Gjithë jetën kam synuar ta kultivoj muzikën e bukur shqipe dhe tani që shoh brezat e ndryshëm duke nderuar dhe kënduar këngët e mija për mua është shpërblimi më i madh.
Faleminderit kuq e zi për dashurinë që tregoni ndaj muzikës sime dhe i jepni kuptim çdo loje e me zemrat plot zjarr i ndezni stadiumet gjithëherë", ka shkruar ajo ndër të tjera.

Postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

Po ju shkruaj me zemrën plot dashuni, mirënjohje dhe krenari.
12 Tetori ishte ndër ditët më të bukura për mua ku kënduam së bashku me mbi 20 mijë zëra të fuqishëm.
Gjithë jetën kam synuar ta kultivoj muzikën e bukur shqipe dhe tani që shoh brezat e ndryshëm duke nderuar dhe kënduar këngët e mija për mua është shpërblimi më i madh.
Faleminderit kuq e zi për dashurinë që tregoni ndaj muzikës sime dhe i jepni kuptim çdo loje e me zemrat plot zjarr i ndezni stadiumet gjithëherë.
Faleminderit Federatës së futbollit për ftesën. Faleminderit të gjithë ju dashamirë të muzikës sime që për plot 50 vite karriere më keni mbështetur dhe jeni gjithmonë frymëzimi i këngës sime!!!
Jehoftë kënga shqipe në çdo cep të botës🇦🇱


Kur kombëtarja jonë e mrekullueshme hyn në fushë, ata përfaqësojnë historinë, kulturën dhe gjithçka Shqip.
Ata janë kuq e zi, ata janë identiteti ynë.
Kuq e zi është mbi ngjyrën e veshjeve, kuq e zi është simboli i guximit dhe vendosmërisë sonë ku pa dallim moshe, feje, jemi të gjithë bashkë për të nderuar flamurin tonë. 
SUKSESE SHQIPËRI TË DUAM MË SHUMË SE JETËN !!! 🇦🇱❤️
FORCA DJEMA NA BËNI KRENARË SI ÇDO HERË ❤️

(Kosova Sot Online)