Rita Ora pozon për kopertinat e revistave të famshme

  • A.P /
  • 15 October 2023 - 17:15
Rita Ora pozon për kopertinat e revistave të famshme

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është një emër shumë i kërkuar nga revistat më me nam botërore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

32-vjeçarja ka pozuar për kopertinat e dy revistave të famshme, “L’Officiel Brasil” dhe “Antidote Magazine”.

 

“Rita Ora është padyshim një fuqi! Për kopertinën tonë, Rita tregoi në një intervistë ekskluzive me ‘L’Officiel Brasil’, se si e filloi karrierën e saj derisa u vendos sot si një artiste e suksesshme solo. Dhe gjithashtu tregon se është frymëzuar nga figurat ikonike si Cher, Naomi Campbell, Kate Moss dhe Madonna, gjë që sigurisht reflekton në imazhin e saj magjepsës”, shkroi revista “L’Officiel Brasil në Instagram, teksa prezantoi koopertinën e re.

Këngëtarja e lindur në Kosovë ka qenë shumë e zënë kohëve të fundit, pasi ajo krahas angazhimeve në muzikë është prezente edhe në televizion.

Rita këtë vit njashtu publikoi edhe albumin e saj të tretë në karrierë, “You and I” – një album me këngë dashurie, të cilat ia dedikon bashkëshortit të saj.

Image

(Kosova Sot Online)