"Jam e copëtuar", Roza Lati humb qenin e saj, emocionon me dedikimin për të

  • E.K /
  • 17 October 2023 - 12:43

Këngëtarja, Roza Lati, ka treguar se qeni i saj, Sasha është ndarë nga jeta, shkruan “Kosova Sot Online”.

Roza ka treguar se nuk po e përjeton aspak mirë këtë humbje.

Tutje, ajo është shprehur e pikëlluar, duke shkruar fjalë emocionuese dhe të ndjera për qenin e saj.

“Sasha ndërroi jetë mbrëm, në orën 1:50 të natës… Çaça ime… shpirti im e di…… Jam e copetuar e therrmuar saqë s’di çfarë të shkruaj. E vetmja gjë që më vjen të them ësntë që Sasha ishte shoqja ime e ngushtë, motra ime e vogël, familja ime e vogël. Na u bashkua mua dhe Pëtis kur unë isha në vitin tim të depresionit……. Sashën e adoptova e shpëtova nga një familje që nuk e donte dhe donte ta vriste, kishin paguar eutanazine për tja bërë Sashës së vogël… që e mora kockë e lekurë… sa më vinte zor ti beja foto tja çoja njerëzve të mi….. Sasha ishte GOCA ME SHEMBULLORE! Dobërmani më i dashur në botë. Karakter i dashur e përulur dhe e urtë. Me rracën Dobërman kishte lidhje vetëm pamja e saj. Jo ajo. Çaça ime…. Duke të shpëtuar ty unë në fakt shpëtova veten time…. Prej teje, se duhej të të nxirrja ty… u lidha me natyrën.. mësova meditimin te pemët… Çaça ime dje në plazh të ulura në paqe vetëm unë e ti… ma bëre të qartë që ishte fundi… nuk i ndave sytë nga qielli….të dua shumë! Më fal për çdo herë që të kam bërtitur (edhe se ka ndodhur rralle) dhe për çdo herë që të kam lënë vetëm…. Fali dhe gjithë ata njerez që vërshuan me urrejtje nëpër komente për ty para disa ditesh…. Dhe… kush e ka takuar nga afer Sashen time, dhe e njeh…. Të lërë një koment… le të jetë ky postim plot dashuri për gocën me të mire në botë që sot e futa në dhè afër Pëtis…. E bashkë me ata të dy… edhe zemrëm time…..”, shkruan ajo në postimin e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Roza Lati (@roza_lati)

(Kosova Sot Online)