Shkurte Fejza: Jam e lumtur që me këngën 'Mora fjalë' i kemi dhënë përjetësinë artistike legjendarit tonë Adem Jashari

  • A.P /
  • 18 October 2023 - 17:01
Shkurte Fejza: Jam e lumtur që me këngën 'Mora fjalë' i kemi dhënë përjetësinë artistike legjendarit tonë Adem Jashari

Artistja e njohur e kombit shqiptar, Shkurte Fejza përmes llogarisë së saj sociale ka shpërndarë postimin e maestros Naim Gjoshi, i cili shkruan: "Dje në ndeshjen miqësore Bullgari-Shqipëri, tifozët bashkë me artisten e madhe këngetaren Shkurte Fejza, këndojnë këngën "Mora Fjalë", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Me këtë rast artistja, e ka falendëruar për kengën më të dashur shqiptare "Mora fjalë",  të cilen me shumë emocione përmes zërit të saj ia pëcolli shqiptarëve kudo në gjithë globin.

"Jam e lumtur që së bashku i kemi dhënë përjetësinë artistike trimërisë dhe heroizmit unikat të legjendarit tonë Adem Jashari", ka shkruar ndër të tjera Fejza.

 

Postimi i plotë:

Maestro jam me ty me zë e zemër. Të falenderoj dhe jam mirënohëse që na dhurove kengën më të dashur shqiptare Mora fjalë me shumë emocione të cilat unë permes zerit tim  ia pëcolla shqiptarëve kudo në gjithë globin dhe ata e pranuan me shumë dashuri. Jam e lumtur që së bashku i kemi dhënë përjetësinë artistike trimërisë dhe heroizmit unikat të Legjendarit tonë Adem Jashari.
Je i papërsëritshëm, të uroj shëndet e jete te gjate që t'i dhurosh shqiptarëve edhe vepra tjera.


(Kosova Sot Online)