Luizi rrëfehet për skenën më të vështirë në film

  • A.P /
  • 19 October 2023 - 14:23
Luizi rrëfehet për skenën më të vështirë në film

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, ka qenë mbrëmjen e së mërkurës (18 tetor) në Cineplexx në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai erdhi për të promovuar filmin “Në kuadër të dashurisë”, ku ishte protagonist kryesor së bashku me Olta Gixharin.

 

Artisti shkodran ka folur për vështirësitë që ka hasur gjatë realizimit të këtij filmi e po ashtu edhe për bashkëpunimin me Oltën.

“Kemi punuar jemi lodhur por duke marrë parasysh feedbackun që po e marrim mbrapsht i bie që ia kemi arritur qëllimit”, u shpreh ai.

Teksa flet për skenën më të vështirë, Ejlli thekson: “Skena më e vështirë për mua kanë qenë të gjitha të vështira sepse nuk jam, me rrejt kot, të gjitha ishin të vështira se duhej përqendrim me mbajt me tekstin me interpretu, por kjo vështirësia e ka bë edhe më të bukur më interesante, të gjitha janë të vështira se kam ndenjur duke vrapuar, kam ndenjur duke vrapuar nëntë herë aty u dobësova”.

Ndërkohë që u pyet edhe për pagesën që mori për këtë rol, këngëtari i njohur mes tjerash shtoi: “Gjithçka bëhet me kontratë, na është paraqitur një kontratë aty janë të gjitha detajet, koha, kohëzgjatja, prodhimi, transmetimi, shitja janë të gjitha. Përderisa bëhet me vullnet të plotë kështu që në qoftëse të gjithë janë të mërzitur është lodhur nga puna nga e gjithë kjo”.

Sa i përket bashkëpunimit me rivalen e tij më të madhe në Big Brother VIP, Luizi u shpreh: “Kushdo që të kishte qenë e kisha bërë, është thjesht punë, aktrim”.

Aktorët e tjerë të pranishëm ishin: Zamira Kita, Luan Jaha, Ylber Bardhi, Sara Hoxha etj. 

Image

(Kosova Sot Online)