Edhe një tjetër talent në familjen e Dua Lipës

  • A.P /
  • 22 October 2023 - 11:55
Edhe një tjetër talent në familjen e Dua Lipës

Një tjetër talent në familjen Lipa. Gjini, vëllai 17-vjeçar i Duas, ka krijuar këngën e tij të parë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Në një postim në Instagram, ai ka publikuar një foto me firmën e tij, e para si producent. Kënga nuk është publikuar ende dhe mbetet për t’u parë nëse Gjin është po aq i talentuar sa Dua në këndim.

Jo vetëm muzikë, në  familjen e madhe të artistëve shqiptarë nga Kosova, kemi edhe talente të tjera. Po flasim për Rinën, motrën e vogël të Duas e cila është modele dhe aktore dhe ndër vite ka siguruar role të rëndësishme.

Image

(Kosova Sot Online)