A e zbuloi Luizi se me Kiarën janë në pritje të një vajze!

  • A.P /
  • 23 October 2023 - 15:48
A e zbuloi Luizi se me Kiarën janë në pritje të një vajze!

Është apo jo Kiara Tito shtatzënë? Kjo ka qenë dilema e fundit që ka marrë vëmendje të madhe mediatike e që dyshja, Luiz-Kiara nuk po na i konfirmojnë ende siç duhet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ata janë padyshim një nga çiftet më të komentuar të momentit dhe çdo gjë që ata bëjnë përbën lajm. Së fundmi ata janë angazhuar në projekte të ndryshme, ndërsa pjesën tjetër të kohës i shohim kudo bashkë.

Nëse ju kujtohet disa ditë më parë Kiara postoi një video ku shfaqej duke kërcyer më Luizin dhe kishte veshur rroba të gjera por në një moment iu shfaq barku i rrumbullakosur.

Ndërsa, së fundmi, Luizi duket se na i ka konfirmuar në një mënyrë indirekte shtatzaninë e shumëpërfolur të Kiarës pasi në një foto të postuar në Instastory ai shkruan: Kështu do e shoqëroj vajzën në mbrëmjen e maturës.

Image

(Kosova Sot Online)