Për kënd i ka këto fjalë Arbana Osmani?

  • A.P /
  • 24 October 2023 - 15:26
Për kënd i ka këto fjalë Arbana Osmani?

Moderatorja Arbana Osmani ka qenë gjithashtu një ndër personazhet më të komentuar të momentit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Kjo për shkak të aludimeve se mes saj dhe drejtuesve të televizionit ku ajo ka nisur karrierën e saj, ‘Top Channel’ ka patur një krisje në raport

Megjithatë, duhet thënë se as me disa nga banorët e ‘Big Brother Vip’ ajo nuk i ka mbyllur siç duhet marrëdhëniet, e postimi i saj i fundit në Instastory na lidh direkt me këto dyshime.

Moderatorja, ka zgjedhur një meme për të thumbuar një person për të cilin shprehet se ka pasur gjatë gjithë kohës një ndjesi të keqe.

“Kur më në fund të gjithë fillojnë të mos e pëlqejnë më personin për të cilin kishe një ndjesi të keqe gjithë këtë kohë…” – shkruhet në postimin e moderatores.

 

Pa emra, pa asnjë detaj shtesë, me kë ta ketë vallë Arbana?

Image

(Kosova Sot Online)