Rita Ora ka nënshkruar kontratë me 'Pepe Jeans London'

  • A.P /
  • 27 October 2023 - 18:29
Rita Ora ka nënshkruar kontratë me 'Pepe Jeans London'

Pepe Jeans London ka zgjedhur kantautoren dhe aktoren Rita Ora për të luajtur në fushatën e dytë të markës së modës së xhinseve për sezonin e saj AW23, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ora është në qendër të vëmendjes në fushatën e re "London After Hours".

 

“Frymëzuar nga energjia e gjallë që mbush rrugët e Londrës pas errësirës”, fushata “kap thelbin e jetës së natës së qytetit”.

Videoja e fushatës është vendosur në këngën e Rita Orës ‘Don’t Think Twice’ nga albumi i saj i publikuar së fundmi ‘You & I’.

"Ndjehem e gëzuar dhe gati për në Londër", ka shkruar Ora.

Image

(Kosova Sot Online)