Rita Ora shfaqet e ulur pranë tenistit serb Novak Gjokoviç

  • A.P /
  • 29 October 2023 - 10:22
Rita Ora shfaqet e ulur pranë tenistit serb Novak Gjokoviç

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, është shfaqur së fundi e ulur pranë tenistit serb Novak Gjokoviq, origjina e së cilit është gjithashtu nga Kosova,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dyshja janë fotografuar bashkë në arenat e ndeshjes së Zelandës së Re kundër Afrikës së Jugut, në kuadër të finales së Kampionatit Botëror në Ragbi.

{

}

Rita si një nuse e Zelandës së Re, ka qenë aty për të mbështetur ekipin e shtetit nga i cili ka prejardhje bashkëshorti i saj, regjisori zelandez Taika Waititi.

Ora e lindur në Prishtinë duke qenë një figurë publike me rëndësi të lartë, është përcaktuar nga stafi që të ulet pranë figurave tjera publike, që në rastin konkret ka qëlluar tenisti famëkeq serb, Novak Gjokoviq.

Gjokoviq shquhet si një prej sportistëve më anti-shqiptar, i cili disa herë ka shfrytëzuar famën e tij për të bërë thirrje politike dhe për të shprehur qëndrime kundër Kosovës.

(Kosova Sot Online)