Kënga fituese në 'Festivalin e Këngës në RTK': Se sa shumë e dojmë na Kosovën tonë, kejt bërllog e boj, nanën e lëndoj...

  • A.P /
  • 29 October 2023 - 13:37
Kënga fituese në 'Festivalin e Këngës në RTK':  Se sa shumë e dojmë na Kosovën tonë, kejt bërllog e boj, nanën e lëndoj...

Fitues i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK, është shpallur fitues “La Fazani” me këngën “Oj Kosovë”, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

‘La Fazani’,  ka fituar trofeun me simbolin e Kosovës që shkëlqen si dhe medaljoni me shqiponjën e flamurit kombëtar. I njëjti ka marrë edhe Çmimin e Kryeqytetit.

Megjithatë kënga fituese e cila në fakt është një parodi nuk ka kaluar pa kritika derisa është gjykuar dhe teksti i saj...

"Se sa shum e dojme na Kosoven tonë
Kejt bërllog e boj
Nanën e lëndoj
Vetën e livdoj
Fjaltë nuk i filtroj", thotë një fragment i këngës.

(Kosova Sot Online)